E Shtunë, 31 Tetor 2026

Iran, sulme në 1-vjetorin e zgjedhjeve

Video të publikuara në youtube tregojnë sulme në banesat e personaliteteve të moderuara iraniane të cilat cilësohen si të lidhura me opozitën. Në këto website thuhet se sulmet janë kryer nga ekstremistë në banesat e dy klerikëve në zë të regjimit islamik.

Ndërkohë agjencia iraniane e lajmeve ISNA njoftoi se 91 persona janë arrestuar në përvjetorin e zgjedhjeve të diskutueshme në Iran. Rizgjedhja e presidentit Mahmud Ahmadinexhad çoi në trazirat më të mëdha shoqërore që nga Revolucioni Islamik në vitin 1979. Një zyrtare e qeverisë tha se disa nga të arrestuarit dyshohet “të kenë lidhje me Grupin e paligjshëm të Muxhahedinëve”.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›