E Shtunë, 31 Tetor 2026

Iran termet prane centralit berthamor

Lëkundje të fuqishme toke me epiqendër rreth 90 kilometra në jug-lindje të centralit bërthamor të Bushehrit në Iran, kanë shkaktuar të paktën 3 vitktima deri më tani.

Tërmeti u ndje në orën 16:22 me orën lokale (13:52 me orën tonë) dhe fuqia e tij u përllogarit në 6.3 të shkallës Rihter, sipas Institutit Amerikan të Gjeofizikës. Televizioni shtetëror në Iran flet për disa viktima dhe dhjetra të lënduar ndërsa qyteti i Bandar Bushehrit me një popullsi prej 165 mijë banorësh është vënë në alarm. Lëkundjet, që sipas institutit iranian gjeofizik ishin 6.1 Rihter në thellësi prej 10 kilometrash, u ndjenë fuqishëm edhe në centralin bërthamor të Bushehrit, por nuk ka informacione për dëme në të. Tërmeti u ndje edhe në Gjirin Persin. Në kryeqytetin e Bahreinit, Manama dhjetra ndërtesa u boshatisën për disa minuta deri në uljen e alarmit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›