E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tom Cruise beson tek alienët

“Nuk mendon se të besosh se qeniet njerëzore janë e vetmja formë jetësore që popullon galaksinë, është paksa arrogante?”. Edhe aktori Tom Cruise i bashkohet atyre që besojnë tek alienët. Këto fjalë janë thënë pikërisht prej tij gjatë një tavoline të rrumbullakët në Rusi, kur prezantoi filmin e tij më të ri “Oblivion”.

Pikërisht në këtë film Cruise interpreton rolin e një veterani i cili thërritet për të nxjerrë burimet e tokës, e cila është pushtuar nga alienët.

Gjatë një konference për shtyp aktori ka deklaruar madje se do të dëshironte të bënte një xhiro në hapësirë. “Kush nuk do të donte të bënte diçka të tillë? Por më mirë ta provojnë disa të tjerë para meje. Që kur isha adoleshent shpresoja në një udhëtim në planete të ndryshme nga i yni”, ka thënë ai./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›