Irani “kërcënon” BE-në

Irani ka tërhequr vërejtjen se një embargo e Bashkimit Evropian ndaj eksporteve të naftës do të ketë “ndikim negativ” në negociatat e Teheranit me fuqitë botërore, mbi programin kundërthënës bërthamor.
Zëdhënësi i ministrisë së Jashtme, Ramin Mehmanparast, ka lëshuar këtë kërcënim, vetëm disa ditë para se të hyjë në fuqi embargoja ndaj naftës iraniane.
Deklarata pason negociatat e javës së kaluar në Moskë në mes të Iranit dhe gjashtë fuqive botërore, në të cilat nuk u arrit ndonjë marrëveshje.