E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, prangosen 104 tutorë fëmijësh

Një operacion madhor kundër prostitucionit të minorenëve në SHBA vendosi në pranga 104 tutorë dhe shpëtoi nga duart e tyre 79 fëmijë.

Operacioni i udhëhequr nga Zyra Federale e Hetimeve (FBI) u realizua për gjatë tre ditëve, në 57 qytete të ndryshme amerikane dhe përfshiu mbi 2 500 efektivë policorë.

Sipas komunikatës së FBI-së, minorenet e shpëtuara nga kthetrat e tutorëve të tyre ishin të moshave 13-17 vjeç, ndërsa një vajzë dëshmoi se ishte detyruar të prostituonte që në moshën 11-vjeçare.

Sipas FBI-së, mënyrat e rektrutimit të minorenëve nga ana e tutorëve janë të shumta, midis të cilave shqetësuese paraqitet metoda e kontaktit nëpërmjet internetit, e cila mund të bëjë që të bien pre e këtij fenomeni edhe fëmijë pjestarë të familjeve pa probleme sociale.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›