Irani: Do të luftojmë në rast se Izraeli sulmon Sirinë
Paqja në Lindje e Mesme duket përherë e më shumë një ëndërr e parealizushme jo vetëm për negociatorët e shumtë perëndimorë, por edhe për popullatën vendase.
Zëvendëspresidenti iranian, Mohammad Reza Rahimi deklaroi se Irani do të kundërpërgjigjet në rast se Izraeli zhvillon një sulm kundër Sirisë.
Këtë deklaratë, Rahimi e bëri në përfundim të një vizite dyditore në Damask.
"Do të jemi përkrah Sirisë kundër të gjitha kërcënimeve (...) dhe nëse dhunuesit e tokës palestineze do të përpiqen të bëjë diçka do t'u presim rrugën", deklaroi Rahimi, gjatë një konference për shtyp të përbashkët me kryeministrin sirian, Mohammad Naji Otri.
"Siria është një vend i fortë, i gatshëm kundër kërcënimeve. Pa asnjë dyshim, Irani do të mbështesë Sirinë me të gjithë mënyrat dhe kapacitetet që zotëron në rast përballje me armiqtë dhe dhunuesit e tokës së Palestinës", theksoi ashpër Rahimi.