E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të dielën sfida Kreshnik Qato-Esteban Ponce



T ë dielën boksieri i mirënjohur, Kreshnik Qato do të jetë në ring për të mbrojtur për herë të katërt titullin e kampionit të botës në peshën e mesme në versionin ëBF dhe këtë radhë sfidanti i shqiptarit do të jetë argjentinasi Esteban Valdemar Ponce. 26-vjeçari nga kryeqyteti i Argjentinës, Buenos Aires, ka 16 fitore të realizuara, 4 humbje dhe një barazim.
Kreshnik Qato është përgatitur maksimalisht për këtë sfidë, duke pasur edhe mbështetjen e promotorit të tij, zotit Ylli Ndroqi.
Por, më e rëndësishmja është se në katër vitet e fundit ai mbetet i pamposhtur, duke shënuar 14 fitore radhazi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›