E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irani: Mos nderhyni ne punet e brendshme

Ministri i jashtem iranian Manouchehr Mottaki ka thirrur ne nje takim disa nga ambasadoret e vendeve perendimore dhe u ka  kerkuar atyre dhe qeverive te tyre te mos nderhyjne ne punet e brendshme te Iranit.

“Teherani kerkon nga qeverite dhe perfaqesite e tyre diplomatike te mos nderhyjne ne punet e brendshme dhe te mos nxisin protestat anti Ahmedinejad. Zgjedhjet ishin te lira dhe transparente dhe Ahmedinejad ka fituar me nje diference te thelle"- thuhet ne njoftimin per ambasadoret.

Komuniteti nderkombetar ka reaguar ndaj dhunes ne Iran disa here duke kerkuar respektimin e te drejtes se manifestimit paqesor dhe ate te informacionit pas masave me te fundit te ndermarra nga autoritetet iraniane.



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›