E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kerkohet burg perjete per 90-vjecarin

Prokuroret e Bavarise ne Gjermani kekojne burgim te perjetshem per ish oficerin e komandes naziste ne Itali, 90 vjecarin Josef Eduard Scheungraber.

Scheungraber eshte i akuzuar per dhenien e urdherit per vrasjen e 14 civileve italiane me 27 qershor 1944 gjate terheqjes se trupave gjermane nga Italia.

Scheungraber eshte gjykuar dhe ka marre denimin “Burg perjete”  ne Itali ndersa vendimi i gjykates bavareze do te shpallet ne 3 korrik.



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›