E Diel, 1 Nëntor 2026

Irani: Negociatat me Omanin për Hormuzin janë në fazat përfundimtare

Negociatat midis Iranit dhe Omanit mbi Ngushticën e Hormuzit janë në fazat e fundit, tha të dielën Ministri i Jashtëm iranian Abbas Araqchi, sipas agjencisë zyrtare të lajmeve IRNA.

Zhvillimi vjen ndërsa  deri pak orë më parë Uashingtoni dukej i gatshëm të niste një valë të re sulmesh ajrore kundër Iranit, Presidenti i SHBA-së Donald Trump njoftoi papritur nëpërmjet ‘Truth Social’ se kishte vendosur të shtynte operacionin, pas një kërkese nga Teherani dhe vendet e tjera të Lindjes së Mesme.

Trump tha se forcat e armatosura të SHBA-së ishin “të armatosura dhe të gatshme” për të goditur Republikën Islamike “me fuqi ushtarake të paparë që nga Lufta e Dytë Botërore”.

Presidenti i SHBA-së tha se korniza nën negociata parashikon rihapjen e menjëhershme, të plotë dhe përfundimtare të Ngushticës së Hormuzit, si dhe fundin e kërcënimit bërthamor të Iranit. Në të njëjtën kohë, ai tha se edhe Izraeli e mbështet këtë përpjekje, duke u bërë thirrje të gjitha palëve që ta përfundojnë shpejt marrëveshjen.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›