E Diel, 1 Nëntor 2026

Tragjedi në plazhin e Pishporos, 49-vjeçari nga Patosi humb jetën në det, dyshimet e para (EMRI)

Një 49-vjeçar ka humbur jetën pasditen e sotme në plazhin e Pishporos. Ngjarja ka ndodhur teksa ai ndodhej në ujë, ndërsa dyshimet e para lidhen me një problem shëndetësor të papritur.

Sipas informacioneve paraprake, viktima është identifikuar si Durim Dogani, banues në Patos.

Dyshohet se 49-vjeçari ka pësuar arrest kardiak gjatë kontaktit me ujin, duke humbur jetën.

Pavarësisht ndërhyrjes, nuk ka qenë e mundur shpëtimi i tij. Ndërkohë, pritet që ekspertiza mjeko-ligjore të përcaktojë shkakun e saktë të vdekjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›