Irani: Nuk heqim dorë nga programi bërthamor
Këtë fakt e bëri të ditur Ali Akber Velayati, këshilltar i autoriteteve në vend, duke bërë të qartë se Teherani zyrtar do vazhdojë të kundërshtojë hapur vendet perëndimore. Ndërkohë, presidenti francez Nikolas Sarkozi deklaroi se G8-a do t'i japë kohë Iranit deri në shtator për të pranuar negociatat mbi ambiciet e tyre bërthamore ose ndryshe të përballet me sanksionet e rrepta.
Ali Akbar Velayati, këshilltari për çështjet ndërkombëtare i liderit suprem shit Ajetollah Ali Khamenei, deklaroi se vendet perëndimore nuk duan që shtetet islamike të kenë programe paqësore bërthamore.
Irani ka përjashtuar vazhdimisht ndalimin e programit bërthamor për të cilin thotë se është në mënyrë paqësore për prodhimin e energjisë, por vendet perëndimore dyshojnë se është për të prodhuar bomba bërthamore.
"Britania dhe Franca dëshirojnë një Iran të dobët në tavolinën e negociatave dhe janë gati për të ndaluar plotësisht aktivitetet nukleare të Iranit", deklaroi Velayati.
Por, ai shtoi se "Republika Islamike e Iranit do të jetë prezente në skenë gjithmonë e më e fortë dhe nuk do të tërhiqet as edhe një hap nga programi i saj paqësor bërthamor".