Sejdiu uron Berishën për fitoren në zgjedhje

Prishtinë, 8 korik NOA- Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu i ka dërguar një mesazh urimi kryeministrit Sali Berisha pwr fitoren e arritur nw zgjedhjet e 28 qershorit. Në emër të popullit dhe të institucioneve të Kosovës, Ju përgëzoj për fitoren e 28 qershorit në të cilën 'Koalicioni për Ndryshim' mori përkrahjen e qytetarëve thuhet në letrën e Sejdiut, dërguar kryeministrit Berisha.
Presidenti Sejdiu ka theksuar se do të punohet edhe më shumë për bashkëpunimin mes dy vende.
''Besoj se Shqipëria, pas anëtarësimit në NATO, në një kohë fare të shkurtër, do të përmbushë kriteret për tu bërë anëtare e Bashkimit Evropian duke realizuar kështu një nga dëshirat dhe ëndrrat më të mëdha të kombit shqiptar thekson presidenti kosovar.
m.i/NOA