E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irani SHBA dhe BE optimiste

Një letër e dërguar nga Irani Përfaqësueses së Lartë për politikën e jashtme të BE, Catherine Ashton lë përshtypjen se duhet të rifillojnë bisedimet për çështjen bërthamore.

Deklarata është bërë nga sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton në një konferencë për shtyp me homologen evropiane, Catherine Ashton.

“Fuqitë e mëdha duhet të sigurohen mbi faktin se Irani do të jetë i gatshëm të dialogojë derisa të pranojë detyrimet e vendosura nga komuniteti ndërkombëtar”, ka deklaruar Clinton.

Një ditë më parë, mediat ndërkombëtare njoftuan se Irani është i gatshëm të rinisë bisedimet me Perëndimin përsa i përket programit të tij IraniBritania, frikë për luftë të ftohtë me IraninSHBA: Irani nuk do të fillojë luftëIrani, gati centrifugat “e gjeneratës së katërt” bërthamor.

Kështu shkruante CNN, që saktësonte se ishte vënë në zotërim të kopjes së letrës që presidenti iranian, Mahmoud Ahmadinejad i kishte nisur Bashkimit Europian.

Ai shprehte gatishmërinë e Teheranit për të rinisur bisedimet me vendet e Europës Perëndimore dhe Shtetet e Bashkuara për programin e shumëdiskutuar.

Kthesa e beftë e Ahmadinejad mbërriti pak ditë pas njoftimit se Irani prodhoi të ashququajturat “centrifuga të gjeneratës së katërt”, të afta të pasurojnë më shpejt uraniumin.

Teherani thekson se programi i tij bërthamor ka synime paqësore, por Shtetet e Bashkuara dhe Aleatët këmbëngulin se Irani po synon prodhimin e një bombe bërthamore.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›