Irani dënon djegien e Kuranit

Irani ka dënuar djegien e kopjeve të Kuranit nga pastori amerikan, Teri Xhons, në Florida.
Deklarata e publikuar nga Ministria e Jashtme iraniane e ka quajtur aktin “fyes dhe provokues”, ndërsa u ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara t`i kërkojnë falje botës myslimane.
Xhons ka djegur kopje të Kuranit më 28 prill për të protestuar kundër burgosjes së pastorit të krishterë, Juseg Ndarkhani, në Iran.
Ky i fundit, 32 vjeç, është arrestuar në vitin 2009 dhe është dënuar me vdekje për shkak të konvertimit. Dënimi i tij është përmbysur nga Gjykata Siupreme e Iranit në muajin shkurt.
Pentagoni i ka kërkuar Xhonsit të përmbahet nga djegia e Kuranit nga shqetësimi për sigurinë e forcave të NATO-s në Afganistan.