Irani e shpall të paligjshme demostratën e planifikuar të opozitës

Televizioni shtetëror i Iranit njofton se udhëheqësi suprem i vendit, Ajatollah Ali Khamenei, i ka thënë kandidatit të opozitës që humbi zgjedhjet presidenciale t'i paraqesë ankesat e tij për rezultatet në formë ligjore.
Ky njoftim pason dy ditë protesta me dhunë në Teheran, pasi zyrtatës shpallën fitues të zgjedhejve të së premtes, me shumicë të madhe votash, Presidentin Mahmud Ahmadinexhad.
Presidenti Ahmadinexhad deklaroi se zgjedhjet ishin të lira dhe të drejta.
Përkahësit e kandidatit kryesor të opozitës, Mir Hosein Musavi, kanë bërë thirrje për një demostratë të madhe proteste sot në Teheran kundër fitores së parregullt të zgjedhjeve nga zoti Ahmadinexhad, siç thonë ata.
Ende nuk është e sigurt nëse demostrata do të zhvillohet, pasi ministria e brendëshme e Iranit e shpalli të paligjshme një demostratë të tillë.
Ndërkaq, burimet diplomatike thonë se zoti Ahmadinexhad nuk do të shkojë në Moskë sot për të marrë pjesë në një takim të nivelit të lartë, siç ishte njoftuar më parë.
Reagimi i administratës amerikane ndaj rezultatit të zgjedhjeve në Iran /* Style Definitions */ table.MsoNormalTable {mso-style-name:"Table Normal"; mso-tstyle-rowband-size:0; mso-tstyle-colband-size:0; mso-style-noshow:yes; mso-style-priority:99; mso-style-qformat:yes; mso-style-parent:""; mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt; mso-para-margin:0in; mso-para-margin-bottom:.0001pt; mso-pagination:widow-orphan; font-size:11.0pt; font-family:"Calibri","sans-serif"; mso-ascii-font-family:Calibri; mso-ascii-theme-font:minor-latin; mso-fareast-font-family:"Times New Roman"; mso-fareast-theme-font:minor-fareast; mso-hansi-font-family:Calibri; mso-hansi-theme-font:minor-latin; mso-bidi-font-family:"Times New Roman"; mso-bidi-theme-font:minor-bidi;}
Nënpresidenti Xho Bajden tha
se Shtetet e Bashkuara kanë pikëpyetje dhe dyshime nëse zgjedhjet presidenciale
të Iranit ishin të lira dhe të drejta.
"A është ky një rezultat i saktë? A është ky rezultati i dëshirave të
popullit iranian? Shpresa është që të gjitha votat e iranianëve të jenë
numëruar dhe të jenë numëruar me ndershmëri. Mirëpo ne nuk kemi informacion të
mjaftueshëm për të dhënë një gjykim".
Zoti Bajden i bëri komentet në një intervistë për programin "Meet the
Press" të televizionit NBC. Nënpresidenti tha se Shtetet e Bashkuara duhet të pranojnë "tani për tani”
rezultatet zyrtare iraniane. Por ai
shtoi se kërkohet një analizë e kujdesshme dhe se veprimet e ndërmarra nga
qeveria iraniane nuk të bëjnë ta besosh pretendimin e tyre se zgjedhjet ishin
të drejta e të lira.
"Natyrisht, nga mënyra se si ata e shtypin fjalën e lirë, se si i shtypin
turmat, se si po trajtohen njerëzit, duket se ekziston një dyshim i vërtetë
rreth saktësisë së numërimit të votave".
Zoti Bajden shprehu habi lidhur me fitoren e thellë që zyrtarët thanë se arriti
Presidenti Ahmadinexhad, sidomos në zonat urbane ku opozita iraniane është më e
fortë. Por nëse administrata Obama po reagon me kujdes, me qendrimin "të presim e të
shohim”, ndaj rezultatit të zgjedhjeve,
disa republikanë janë shprehur shumë më drejtpërdrejt. Mit Romni, ish
guvernator i shtetit Masaçusets dhe ish kandidat për president, bëri këto
komente për rrjetin televiziv ABC.
"Zgjedhjet ishin një mashtrim. Rezultat janë të pasakta. Ajo që po
shikojmë është një shtypje e egër e popullit”.
Zoti Romni tha sepërpjekjet
e Presidentit Barak Obama për t'i shtrirë dorën botës myslimane nuk po tregojnë
shenja se po japin efekte moderimi te kundërshtarët e Amerikës siç është Irani. Nënpresidenti Bajden nuk u vuri rëndësi aluzioneve se rezultatet e debatueshme
të zgjedhjeve në Iran do t'i komplikojnë përpjekjet për të nxitur dialogun mes
Uashingtonit dhe Teheranit.
"Bisedimet me Iranit nuk janë një shpërblim për sjellje të mirë. Ato janë
thjesht rrjedhojë e gjykimit të bërë nga Presidenti se është në interes të
Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në interesin tonë kombëtar, që të bisedohet
me regjimin iranian".
Presidenti i Iranit, Ahmadinexhad, tha se diferenca e votave në zgjedhjet e të premtes është aq e madhe, sa që nuk mund të kundërshtohet. Rezultatet zyrtare tregojnë se ai fitoi ndaj kundërshtarit të tij më të fortë me dyfshin e votave, 63% me 34%. //iç//