Toni Bler tërheq vëmendjen tek gjendja humanitare në Gazë
Ish kryeministri britanik, Toni Bler vizitoi sot Rripin e
Gazës për herë të dytë në funksionin e të dërguarit ndërkombëtar për Lindjen e
Mesme, dy vjet pasi Hamasi mori pushtetin në këtë teritor.
Zoti Bler tha se bota duhet të përqendrohet seriozisht në gjendjen humanitare në Gaza, duke theksuar se palestinezët janë në një gjendje tepër të vështirë.
Izraeli dhe Egjipti e kanë bllokuar Gazën gjatë dy vjetëve të fundit, një masë për të cilën Izraeli thotë se është me rëndësi kritike për popullin e tij.
Në një zhvillim tjetër, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara thanë se mbështetja e kushtëzuar që Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, dha për shtetin palestinez është një hap i rëndësishëm për paqen në Lindjen e Mesme.
Zoti Netanjahu mbështeti për herë të parë synimin për krijimin e një shteti palestinez të çmilitarizuar, në një fjalim për politikën izraelite që mbajti dje.