Irani hedh poshtë raportin e ANEB

Irani ka hedhur poshtë raportin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, sipas të cilit, Teherani ka pasuruar uranium mbi nivelet e lejuara.
I dërguari i Republikës Islamike në Agjencinë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB), Ali Asgar Solltanieh, tha se gjurmët e gjetura të uraniumit të pasuruar ishin “çështje teknike”.
ANEB ka thënë të premten se inspektorët e tij kanë gjetur disa grimca të uraniumit të pasuruar deri në 27 për qind, në një rajon të Iranit.
Raporti ka vënë në pah se pasurimi është më i lartë se 20 për qind, siç ka deklaruar Teherani, por, megjithatë, nuk ka përjashtuar mundësinë e gabimeve teknike.
Uraniumi i pasuruar në 20 për qind është i nevojshëm për karburant bërthamor.
Irani ka deklaruar se pasuron uranium për qëllime ekskluzivisht paqësore, por Shtetet e Bashkuara, Izraeli dhe disa vende të tjera dyshojnë se Republika Islamike synon krijimin e armëve bërthamore.