Irani i hapur për një shkëmbim uraniumi jashtë vendit
Këtë e deklaroi sot zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Ramin Mehmanparast, gjatë konferencës së tij të përjavshme të shtypit. "Irani është gati për një shkëmbim me etapa të lëndës djegëse bërthamore dhe ka deklaruar se kjo mund të jetë një rast për rivendosjen e besimit mes palëve", deklaroi Mehmanparast. "Nëse ky parim pranohet nga pala tjetër (grupi i gjashtë vendeve ndërmjetësuese të Teheranit në këtë çështje) ne mund të diskutojmë për hollësi të tjera, sidomos vendin e këtij shkëmbimi. Disa kanë përmendur Japoninë, Brazilin, Turqinë, apo edhe ishullin Kish, në jug të Iranit", shtoi ai duke theksuar se e gjitha kjo mund të diskutohet. Pasurimi i uraniumit, për të cilin Teherani ka nevojë për një reaktor të kërkimeve mjekësore është në qendër të një prove force mes Iranit dhe fuqive të mëdha, që dyshojnë se se ai kërkon në fakt të prodhojë uranium për qëllime ushtarak.