E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irani konfirmon ndërtimin e avionit pa pilot

Teherani ka konfirmuar se e ka ndërtuar aeroplanin e telekomanduar i cili fluturoi mbi Izrael një javë më parë nga ana e grupit militant libanez Hezbollah.

Ministri iranian i Mbrojtjes Ahmed Vahidi i tha televizionit shtetëror iranian të dielën se fluturimi me aeroplan pa pilot tregon aftësitë ushtarake të Iranit.

Më 11 tetor, Hezbollahu mori përgjegjësinë për lansimin e avionit të telekomanduar. Ai u rrëzua nga forcat izraelite pasi fluturoi 55 kilometra në hapësirën ajrore izraelite.

Irani ka thënë se hyrja e aeroplanit në hapësirën izraelite ekspozon dobësinë e mbrojtjes ajrore izraelite. Vahidi tha se fluturimi tregon se Izraeli nuk mund t`i “frikësojë më vendet islamike.”
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›