E Diel, 1 Nëntor 2026

Irani, kritika Kanadasë pas mbylljes së ambasadës

Gazeta Shqip

Irani ka lëshuar kritika të ashpra ndaj Kanadasë pas vendimit të kësaj të fundit për ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me të, duke mbyllur ambasadën e saj në Teheran.

Kanadaja tha se ky veprim është ndërmarrë për të protestuar kundër asaj që ky vend e sheh si ndihmë ushtarake iraniane për regjimin e presidentit të Sirisë, Bashar al-Asad, pastaj për shkak të refuzimit të Iranit për të respektuar rezolutat e OKB-së për programin atomik dhe për shkak të kërcënimeve të rregullta të liderëve iranianë kundër ekzistimit të Izraelit.

Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Iranit e ka akuzuar Kanadanë se është nën ndikim të regjimit sionist, që nënkupton Izraelin. Ky zëdhënës ka paralajmëruar përgjigje adekuate ndaj vendimit të Kanadasë për mbylljen e ambasadës së saj në Teheran dhe për dëbimin e diplomatëve iranianë nga Otava.

8 shtator 2012 (gazeta-Shqip.com)

Irani, kritika Kanadasë pas mbylljes së ambasadës burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›