Irani leshon satelitin e pare
Televizioni shteteror iranian transmetoi pamje te leshimit ne orbite te satelitit Omid. Leshimi i satelitit ishte organizuar qe te perkonte me 30-vjetorin e revolucionit islamik ne Iran. Propaganda vendase e quajti kete nje arritje per shkencetaret qe kane punuar nen peshen e sanksioneve. Presidenti Ahmadinexhad tha se ky satelit do te shperndante monoteizmin, paqen dhe drejtesine. Ky hap, sigurisht, do te beje qe te bien kembanat e alarmit ne vendet perendimore . Ata jane te shqetesuara se kjo teknologji mund te perdoret per te prodhuar raketa me rreze te gjate veprimi te cilat, ne nje te ardhme, mund te pajisen me mbushje berthamore.