E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irani pranon: Sanksionet ndikojnë në programin bërthamor

"Nuk mund të themi se sanksionet nuk ndikojnë'', deklaroi shefi i Organizatës iraniane të Energjisë Atomike, Ali Ekber Salihi, gjatë një vizite në qytetin portual të Boushehr, ku qendra bërthamore e ndërtuar nga rusët është vënë në punë këtë vit.

"Sanksionet parashikojnë të pengojnë aktivitetet bërthamore të Iranit, por ne themi që këto sanksione mund të frenojnë punën, por jo ta ndërpresin atë'', theksoi ai.

Ndërkombëtarët vendosën të rrisin sanksionet kundrejt Iranit për shkak rrezikut që paraqesin armët bërthamore për rajonin, ndërsa nga ana tjetër, Irani thekson se programi i tij bërthamor ka vetëm qëllime civile.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›