E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ruçi: Rezoluta i tërheq vëmendjen qeverisë

Gjatë një fjalimi në Kuvend, z. Ruçi theksoi se rezoluta i tërheq vëmendjen në veçanti qeverisë, që të gjejë zgjidhje konkrete për daljen nga kriza.

"është koha që të ulemi në bisedime, ashtu sikurse thoni edhe ju zoti kryeministër. Ne kemi patur nismat tona ligjore, të cilat ju i keni hedhur poshtë", u shpreh Ruci, duke thënë se opozita kërkon prej 12 muajsh, atë që kërkohet sot edhe në rezolutën e PE-së.

Nga ana tjetër, kryeministri Berisha shprehu gatishmërinë për bashkëpunim dhe garantoi grupet parlamentare se mazhoranca do të konkretizojë rezolutën e PE-së.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›