E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irani prodhon avionin pa pilot

Avioni i quajtur Shahed129 ose “Dëshmitari129” mund të fluturojë deri në 2 mijë kilometra dhe mund të pajiset me bomba dhe raketa.

Garda Revolucionare iraniane njoftoi e ky mjet fluturues mund të kryejë misione njohje, zbulimi dhe luftimi.

Vitin e shkuar, në radarët e autoriteteve iraniane u zbulua një avion pa pilot (Drone) i dyshuar si amerikan, që pretendohej se e kishin kapur në mënyrë elektronike.

Kjo hasi në kundrështimin e menjëhershëm të Uashingtonit zyrtar, i cili insitoi se Irani nuk nuk e ka qëlluar avionin RQ-170 Sentinel, as nuk kanë përdorur ndonjë teknologji kibernetike për ta ulur. Ata thanë se thjesht ka qenë një keqfunksionim.

Më vonë një drejtues i programit aerohapësinor të Iranit tha se ata po përpiqeshin të ndërtonin një kopje të drone-s, por nuk dihet ende nëse Shahed 129 i ngjan atij.

Zbulimi i këtij avioni pa pilot vjen në një kohë kur SHBA dhe aleatët po bëjnë një stërvitje detare në Gji./Start/

                                                                                             2012-09-26 15:33
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›