AK në protestë, PD e LSI uzurpuan institucionet

Pranë Aleancës KuqeZi kanë mbërritur më qindra denoncime nga mjekë, mësues, edukatorë dhe buxhetorë nga qytete të ndryshme të cilët po përballen me masa ndëshkimore në punën e tyre.
“Duke marrë shkas nga kjo situatë alarmante e keqpërdorimit të instrumenteve shtetërore nga PD dhe LSI që po përpiqen të blejnë votën me emërime militantësh në funksionet e lartpërmendura nga Aleanca KuqeZi. Aleanca KuqeZi ka bërë publik qëndrimin e saj mbi këtë çështje të ndjeshme për shoqërinë shqiptare në këto kohë të vështira financiare për vendin dhe qytetarët”, thuhet në deklaratë.
Sekretari i Përgjithshëm i AK-së, Myslim Pashaj, i mbështetur nga qindra kuqezinj denoncuan këtë vendimmarrje arbitrare në spitalin e qytetit të Lushnjës duke nisur kështu valën e protestave në mbështetje të shkarkimeve masive që PD dhe LSI po ndërmarrin në të gjithë vendin.
“Janë thonjtë e politikës që e kanë kthyer Shqipërinë tonë të dashur në një pazar që nuk i gjendet fillimi e fundi, në një panair të dëshmive më të mbrapshta antishqiptare dhe antikombëtare. Midis nesh dhe përkrah nesh janë punonjës shëndetësorë të këtushëm, por edhe të rrethinave, që për asnjë shkak janë pushuar nga puna. Ata janë të tronditur në të drejtën e tyre”, deklaroi Pashaj.
“Këta pazarexhinj të ndotur, ju kanë hedhur në rrugë, ashtu si do të hedhin nesër 1800 naftëtarë kur të shesin fushat e Naftës dhe Albpetrolin, ata që si gjarpërinj rrëshkasin në Drejtoritë rajonale për të ribërë lista pushimesh nga puna, ashtu si edhe për ju, ata që nuk iu dhimbsen minatorët që bien në galeri dhe fatkeqët që mbledhin gurët e kromit të shitur, ata që përqeshin ish të përndjekurit që janë sot në grevë urie, ata që ju kërcënojnë të mos merrni pjesë në protestë por të rrini kryeulur dhe të frikësuar.Kjo është fytyra e Qeverisë së shitur, e Qeverisë së kapur, kur dhimbja bie mbi shtresat e varfëra dhe të pambrojtura, në këtë shoqëri të polarizuar keqas”, përfundoi fjalën Pashaj. /Start
2012-09-26 15:15