Irani rikthen përkohësisht rrjetet sociale
Irani ka rikthyer përkohësisht qasjen direkte në rrjetet sociale Facebook dhe Twitter, të ndërprera që në 2009-n pas protestave anti-qeveritare të organizuara përmes internetit.
Disa iranianë patën mundësi ti përdornin edhe njëherë faqet e bllokuara, por autoritetet fajësuan problemet teknike për këtë ndodhi e këmbëngulin se politika zyrtare nuk ka ndryshuar.
Episodi vjen në kohën kur me kërkesë të Departamentit Amerikan të Thesarit u mbyll faqja i një figure të opozitës vendase, Mehdi Karoubi.
Për veprimin që vetë Karoubi e cilësoi irritues, u përmenden sanksionet ekonomike të Shteteve të Bashkuara, të cilat nuk i lejojnë kompanitë amerikane tu ofrojnë shërbime iranianëve.