Vrasje në Austri, autori gjendet i djegur
Policia austriake ka gjetur sot trupin e pajetë të personit që dyshohet se ka vrarë katër persona.
Trupi i djegur është gjetur të mërkurën në një fermë ku vrasësi ka jetuar, 90 kilometra në perëndim të Vjenës, pasi forcat speciale të policisë kanë bastisur ndërtesën.
Ngjarja ka ndodhur të hënën ku një gjuetar i paligjshëm qëlloi dy agjentë dhe një punonjës të ndihmës së shpejtë gjatë përpjekjeve për arrestimin e tij.
Alois Huber, ishte ndaluar në një pyll pranë një pike turistike, por kishte mundur të largohej duke marrë peng një polic.Sipas policisë dyshohet se vrasësi i ka vënë zjarrin vetes.