E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irani, tjetër impiant për pasurimin e uraniumit

Zyrtarët bënë të ditur se Irani ka konfirmuar ekzistencën e një impianti tjetër për pasurimin e elementit radioaktiv në një letër të dërguar të hënën kreut të ANEB-it, Mohamed ElBaradei.

Irani kishte pranuar më parë ekzistencën e vetëm një impianti, i cili monitorohej edhe nga agjencia e OKB-së. Zyrtarët vendas kanë këmbëngulur gjithnjë se vendi islamik ka të drejtë të kryejë një aktivitet të tillë për qëllime energjitike.

Por komuniteti ndërkombëtar është i shqetësuar se Teherani mund ta përdorë këtë lloj teknologjie për qëllime ushtarake, për shkak se pasurimi i uraniumit, përveçse për të prodhuar energji, mund të përdoret gjithashtu edhe për ndërtimin e armëve bërthamore.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›