SHBA-ja parashikon të vendosë baza ushtarake në Poloni
Lajmin e bën të ditur e përditshmja polake ''Gazeta Wyborcza'', duke theksuar se SHBA-ja parashikon instalimin e një baze të përhershme raketash me rreze të shkurtër dhe të mesme veprimi, si dhe baza të lëvizshme ushtarake.
Baza e përhershme parashikohet të vendoset në Redzikowo, në veri të vendit në të njëjtin vend ku do të vendoseshin interceptorët e raketave që ishin pjesë e sistemit antiraketë të braktisur.
"Oferta amerikane do të konkretizohet ditët e ardhshme'', konfirmoi ''Gazeta Wyborcza'', duke njoftuar vizitën që do të zhvillojë të hënën në Uashington zëvendësministri polak i Punëve të Jashtme, Andrzej Kremer.