Irani vë në punë centralin e parë bërthamor

Sipas “ISNA”-s, uzina bërthamore e Bushehr, e cila është ngritur pas shtyrjeve disa vjeçare, u aktivizua të shtunën mbrëma.
Zëdhënësi i Organizatës Iraniane për Energji Bërthamore, Hamid Khadem Qaemi, tha se uzina e Bushehr parashihet të operojë me 40 për qind të kapacitetit të saj pas përurimit zyrtar më 12 shtator.
Irani është nën sanksione ndërkombëtare për shkak të frikës se plani i tij bërthamor të ketë për qëllim prodhimin e armëve të shkatërrimit në masë, gjë që është mohuar nga Teherani zyrtar.
Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore në një raport të publikuar këtë fundjavë bëri të ditur se “është e shqetësuar edhe më shumë” për shkak të informatave të inteligjencës sipas të cilave Irani po vazhdon të punojë fshehtazi në zhvillimin e armëve bërthamore.
/Start/E.B/
2011-09-04 19:43