“NYT”: SHBA do vendosë veton kundër planeve palestineze

Në një artikull me titull “SHBA u kërkon palestinezëve të pengojnë votimin në OKB për shtetësinë” thuhet se administrata amerikane ka një plan të ri për ripërtëritjen e negociatave me Izraelin për të bindur Presidentin palestinez, Mahmud Abas, që të heqë dorë nga kërkesa për njohje të shtetit në seancën vjetore të Asamblesë Parlamentare të OKB-së, nga fundi i këtij muaji.
“Abasit i është thënë se SHBA-ja do të vendosë veton në Këshillin e Sigurimit lidhur me kërkesën që shteti palestinez të bëhet anëtar i ri i OKB-së”, thotë gazeta.
Megjithatë, Uashingtoni nuk ka mbështetje që ta bllokojë votimin në Asamblenë Parlamentare të OKB-së për statusin e palestinezëve. Kjo do t’u mundësojë palestinezëve, mes të tjerash, të ngrenë një padi kundër Izraelit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare.
“New York Times” theksoi se përfaqësuesit e administratës amerikane shpresojnë në arritjen e kompromisit, në mënyrë që të shmanget votimi në Këshillin e Sigurimit.
/Start/E.B/
2011-09-04 17:28