E Enjte, 5 Nëntor 2026

Irani voton për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit

Janë hapur qendrat e votimit në Iran për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit. 4 kandidatë janë në garë dhe mes tyre dhe favoriti Ebrahim Raisi, burri që përfaqëson linjën e ashpër të liderit konservator Ayatollah Ali Khamenei.

Shumë votues janë shprehur se nuk do të marrin pjesë në këto zgjedhje, duke parë numrin e limituar të kandidatëve, si dhe për shkak të keqmenaxhimit të pandemisë dhe situatës ekonomike.

Lideri Ayatollah Ali Khamenei ishte ndër të parët që votoi dhe që nga kutitë e votimit iu bëri thirrje qytetarëve që të dalin masivisht në zgjedhje.

“Çdo votë ka rëndësi. Dilni dhe votoni për të zgjedhur presidentin tuaj. Është shumë e rëndësishme për të ardhmen e vendit”, u shpreh ai.

Mbi 60 milionë iranianë kanë të drejtë vote dhe rezultatet paraprake pritet të shpallen mesditën e së shtunës./A2

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›