Iranianët sfidojnë Izraelin në rrugët e Teheranit, ndërsa sulmi po afrohet

Iranianët në Teheran u shfaqën të qetë dhe sfidues ndërsa vendi i tyre përgatitet për atë që Izraeli premton se do të jetë një përgjigje e ashpër ndaj një sulmi me raketa ndaj shtetit hebre javën e kaluar.
“Izraeli nuk është asgjë,” tha Ali Mousavi në Tajreesh, një treg i zhurmshëm dhe vend i xhamisë dhe faltores Imamzadeh Saleh, një nga vendet më të rëndësishme të pelegrinazhit në Teheranin verior.
“50,000 njerëz të pafajshëm janë vrarë nga Izraeli, pse? Çfarë duan SHBA-të në rajonin tonë?”
Hamid Ashuri tha se mbështetja e SHBA për Izraelin vetëm sa e ka trimëruar shtetin hebre.
“Në këtë rast, ne nuk jemi vetëm kundër Izraelit. Është kundër Perëndimit”, tha Ashuri. “Nëse SHBA-ja nuk do të mbështeste Izraelin, ata nuk do të guxonin të bënin asgjë”.
Në tregun në veri të Teheranit, Mohadesse Naderi, një grua e re, theksoi se ajo dëshiron marrëdhënie të mira me popullin amerikan, por këmbënguli se ndryshimi duhet të vijë nga politikanët amerikanë, jo nga Irani.
Por Ali Mousavi, duke folur me zë të lartë, tha se Irani do të qëndrojë i vendosur kundër SHBA-së.
“Kurrë mos kërcënoni një iranian. Nuk kemi asnjë lidhje me SHBA-në. Ne jemi miq me të gjithë botën. Ne shtrëngojmë duart me të gjithë në miqësi, por nuk do ta tolerojmë ngacmimin.” CNN
/rtsh.al/