E Martë, 3 Nëntor 2026

Irena Gjoka mbaron mandatin, Erjon Bani zgjidhet zv.kryetar i GJKKO-së

Gjyqtari Erjon Bani është zgjedhur si zv.kryetar i Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit, pas mbarimit të mandatit të Irena Gjokës.

Në kandidatura e paraqitur Erjon Bani dhe Erjon Çela, 9 gjyqtarët e GJJKO vendosën që të zgjidhnin me 6 vota gjyqtarin Erjon Bani në postin e zv.kryetarit të GJKKO.

Bani do të ushtrojë edhe kompetencat e Kryetarit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, deri në zgjedhjen e kryetarit të kësaj gjykate nga Këshilli i Lartë Gjyqësor. 

Në mbledhjen e përgjithshme të gjyqtarëve të GJKKO-së ishte edhe zëvendëskryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor Ilir Rusi. 

Ky post ka një mandat 3-vjeçar pa të drejtë rizgjedhjeje të menjëhershme, të cilin më parë e mbante gjyqtarja Irena Gjoka nga 24 marsi 2021 deri më 24 mars 2024.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›