E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irina: Nuk do martohem me Ronaldon

Modelja ruse Irina Shaky ka përgënjeshtruar lajmin e para pak ditëve që bëri xhiron e botës, ku thuhej se ajo kërkon të shkojë në altar me sulmuesin e Real Madrid, Cristiano Ronaldo.

Në faqen e saj në Facebook, Shaky shkruante se në Krishtlindje do shkonte në altar por tashmë vjen edhe përgënjeshtrimi.

“Lajmet e publikuara për një martesë timen të mundshme, janë të gjitha false”, thekson ajo në një intervistë për gazetën “Diario de Noticias”.

Mendohet se profili modeles në Facebook është sulmuar nga një haker, duke shkaktuar “shumë zhurmë për asgjë”.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›