Irina, një tjetër paraqitje seksi

Madrid, 16 Mars NOA – Irina Shayk ka fluturuar në Madrid për të prezantuar koleksionin e ri të këpucëve Xti. Modelja është treguar tepër seksi kundrejt fotografëve dhe si gjithmonë me një buzëqeshje të stampuar në fytyrën e saj. Një shi i vërtetë blici ka rënë mbi një ndër femrat më të bukura të planetit. Për këtë okazion e fejuara e Cristiano Ronaldos ka zgjedhur një korse në ngjyrë gri dhe pantallona lëkure që kanë vënë pah këmbët e saj perfekte. Në këtë event i pranishëm ka qenë dhe modeli brazilian Arthur Sales, dëshmitar së bashku me modelen e një firme të njohur spanjolle.
r.b/NOA
Lajme të ngjashmeIrina, ikonë seksi në bikiniLeksioni për seksin në universitet që skandalizoi AmerikënKednra, del një tjetër kasetë me përmbajtje erotikeAvril Lavigne prezanton “What the Hell” (VIDEO)Për femrat, ushqimi më i rëndësishëm se seksi Lidhje: Irina Shayk, seksi