E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irlanda merr kryesimin e BE

Zgjerimi i Bashkimit Europian është një nga prioritetet e Irlandës gjatë kryesimit të presidencës së BE. Kështu ka deklaruar ministrja irlandeze për integrimin europian, Lucinda Creighton. Ajo prezantoi prioritet e kësaj presidence gjatë një konference për shtyp.

"Irlanda do të mbështesë fuqishëm hyrjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. Gjithashtu, do të mbështesim dhe qytetarët e ardhshëm të BE-së, për ata që jetojnë në vendet tona fqinje, dhe shpresojmë të hyjnë në Bashkimin Europian", ka deklaruar ajo. 

Sipas Creighton, Irlanda do të ketë një vëmendje të veçantë për përpjekjet për zgjerimin e Unionit. Dhe në fakt, zgjerimi më i madh i Bashkimit Europian është kryer në 2004, ku u anëtarësuan dhjetë shtete. Në atë vit ka qenë presidenca irlandeze e BE-së.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›