Clinton del nga spitali

Sekretarja amerikane e shtetit Hilari Clinton ka lënë spitalin ne New York dhe është kthyer ne shtëpi. Clinton është trajtuar nga tromboza në kokë.
Në deklaratë thuhet se mjekët e saj besojnë se ajo “po bën përparim të mirë dhe do të shërohet plotësisht”.
Clinton është fotografuar duke lënë spitalin me bashkëshortin e saj, ish-presidentin Bill Clinton, dhe vajzën e tyre, Chelsea.
Sekretarja 65-vjeçare u shtrua ne spital diten e diel , për shkak të mpiksjes së gjakut në zonën mes trurit dhe kafkës.