Irlanda ne prag te zgjedhjeve
Qeveria e koalicionit ne Irlande eshte ne kaos pasi Partia e Gjelber partneri i vogel ne qeverine e koalicionit ka bere thirrje qe zgjedhjet e pergjithshme te mbahen ne janar.
Thirrja dramatike erdhi me pak se nje dite pasi ministrat rane dakord qe te kerkojne nga BE-ja dhe FMN-ja nje plan shpetimi ne vlere prej disa miliarda dollare.
Qeveria e cila ka nje shumice te vogel ne parlament eshte kritikuar gjeresisht rreth trajtimit te krizes ekonomike qe eshte pershkruar si nje poshterim per Irlanden.
Kriza ekonomike e Irlandes ka shkaktuar tani nje krize politike ne Dublin dhe zgjedhjet te pergjithshme vitin e ardhshem tani duken te pashmangshme.
Ne teori kjo situate nuk do te pengoje negociatat per paketen e shpetimit apo shpalljen e buxhetit muajin e ardhshem.
Mbreteria e Bashkuar pritet te kontribuoje ne fondet nderkombetare qe jane vene ne dispozicion Republikes se Irlandes.
Pervec kesaj ministri britanik i Financave George Osborne ka ofruar nje kredi te drejtperdrejte.
Kjo oferte eshte nje demonstrim i lidhjeve te ngushta ekonomike ne mes te Londres dhe Dublinit.
Marredheniet politike aktualisht jane shume te mira mes Londres dhe Dublinit por ka gjasa qe brenda dy muajsh Britania e Madhe mund te kete te beje me nje qeveri tjeter ne Dublin.