E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri irlandez perpiqet te mbaje te bashkuar qeverine

Kryeministri irlandez Brian Cowen po lufton te mbaje te bashkuar qeverine e tij pas deshtimit per te zbutur ngercin politik lidhur me paketen nderkombetare financiare te shpetimit qe ai pranoi per te ndihmuar ne zgjidhjen e krizes se borxheve.

Disa anetare te partise Fianna Fail te zotit Cowen dhe deputete te opozites bene thirrje sot per nje vote mosbesimi ne parlamentin irlandez megjithese nuk duket se ka vota te mjaftueshme per zgjedhje te parakohshme.

Pasi mohoi disa here se do te kerkonte ndihme nga partneret e tij te Bashkimit Evropian dhe Fondi Monetar Nderkombetar zoti Cowen ra dakord te dielen per nje plan shpetimi prej 100 miliarde dollaresh apo me shume. Deficiti i Irlandes kete vit eshte 32 perqind e prodhimit ekonomik me i larti ne Evrope qe nga Lufta e Dyte Boterore.

Zoti Cowen tha se do te kerkoje zjgedhje te reja ne fillim te vitit 2011 por jo para se deputetet te miratojne nje plan te shkurtimeve buxhetore ne fillim te dhjetorit qe synon te kursehen menjehere 8 presje 2 miliarde dollare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›