Irlanda njeh pushtimin rus në Ukrainë si gjenocid dhe pranoi refugjatë, Zelensky: Mirënjohje!

Senati i Irlandës ka miratuar së fundmi një rezolutë që njeh pushtimin rus të Ukrainës si gjenocid. Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka shprehur falënderime për këtë akt, po ashtu edhe për pranimin e refugjatëve ukrainas nga ana e Irlandës.
Në një konferencë të përbashkët shtypi me presidentin ukrainas, kryeministrin irlandez Micheál Martin tha se Ukraina i përket Bashkimit Evropian dhe se Irlanda do të jetë me të në çdo hap të rrugës.
“Lufta brutale e Rusisë kundër këtij vendi të bukur demokratik është një shkelje e rëndë e ligjit ndërkombëtar. Është një fyerje për gjithçka që përfaqëson Irlanda. Nuk mund dhe nuk do të lejohet të qëndrojë,” tha Martin.
Lidhur me pritjen e refugjatëve Martin tha se “janë të mirëpritur të qëndrojnë në Irlandë për aq kohë sa u nevojitet. Shtëpia jonë është shtëpia juaj.”
Irlanda mirëpriti 40,000 ukrainas që ikën nga lufta në Ukrainë si pasojë e pushtimit rus.
/rtsh.al/