E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Turqia kërkesë zyrtare Suedisë dhe Finlandës: Ekstradoni anëtarët e PKK dhe gylenistët

Ankaraja ka dërguar një kërkesë me shkrim Stokholmit dhe Helsinkit për ekstradimin e anëtarëve të Partisë së Punëtorëve Kurdë (PPK) dhe rrjetit të ndjekësve të Fethullah Gulen, të cilët i konsideron si terroristë.

Sipas Ministrit turk të Drejtësisë, Bekir Bozdag, Turqia ka dorëzuar zyrtarisht kërkesën e saj për ekstradimin e disa individëve nga Suedia e Finlanda, në përmbushje të marrëveshjes në Madrid, në bazë të së cilës vendoset vetoja turke për anëtarësimin e dy vendeve nordike në NATO.

Ndër të tjera në kërkesën e saj, Ankaraja kërkon që të jepen drejtuesit e Partisë së Punëtorëve Kurdë si dhe anëtarë të FETO-s, të cilët qeveria turke i konsideron se kanë marrë pjesë në grushtin e dështuar të 15 korrikut 2016./ CNN.gr

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›