E Diel, 1 Nëntor 2026

Irlanda pergenjeshtron krizen

Dublini ka pergenjeshtruar zerat se Irlanda ndodhet ne veshtiresi aq sa ka nevoje per ndihmen e Bashkimit Europian.

Zyrtarisht jane cilesuar trillime raportet sipas te cilave Irlanda do kerkonte 80 miliarde euro nga Bashkimi Europian.

Telashet e Irlandes do te jene ne teme e bisedimeve te ministrave te bllokut te marten ne Bruksel.Thuhet se nje raund bisedimesh nderkombetare ka nisur nderkohe.

Cmimi i obligacioneve irlandeze mberriti majat ndersa investitoret kane disa jave qe perpiqen te shkarkojne borxhin e republikes se Irlandes. Ne tregje kane nisur te shfaqen shqetesime se mos nderhyrja e BE-se per zgjidhje mund te pasohet me infektimin e ndonje zone tjeter te euros.

Portugalia dhe Spanja qe kane edhe borxhet me te medha konsiderohen si shtetet me te rrezikuara.

Ekspertet mendojne se irlanda po kthehet ne nje burim te rrezikshem paqendrueshmerie per zonen e euros.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›