E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lunacek Se shpejti dialogu per vizat

Raportuesja per Kosoven ne Parlamentin Evropian Ulrike Lunacek ka bere te ditur se dialogu me Kosoven per vizat do te filloje se shpejti.

Ne nje interviste per Journal te cilet i referohet RTK-ja Lunacek ka thene se ky dialog pritet te ndodhe brenda disa javesh.

E pyetur nese Kosova i ka permbushur kushtet per nisjen e dialogut per vizat Ulrike Lunacek tha se eshte e bindur se Kosova i ka arritur ato standarde.

Megjithate ajo nuk deshi te jape pergjigje te prere nese zgjedhjet qe do te mbahen se shpejti ne Kosove do te jene pengese per te nisur dialogun e shpejte per liberalizim te vizave.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›