E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irlanda zhbllokon zgjerimin e BE

DUBLIN - Ne referendumin mbi marreveshjen e BE-se ne Irlande, bazuar ne rezultatet jo te plota te numerimit te votave, shumica ka votuar pro. Ky ishte referendumi i dyte ne Irlande lidhur me Traktatin e Lisbones. Propozimi qe permbante 28 amendime te Kushtetutes irlandeze, qe mund te ratifikoje traktatin ne parlament, deshtoi ne referendumin e pare te mbajtur vitin e shkuar, me 53.4 per qind te votave kunder. Ne qershor 2008, irlandezet votuan kunder Traktatit duke vene ne pikepyetje reformat institucionale te BE-se.

Komisioni i Zgjedhjeve tha mbreme se ne disa qendra votimi ne kryeqytetin Dublin si dhe ne pjese te tjera te vendit shumica ka votuar pro marreveshjes per reformat ne BE. Ministri i Jashtem irlandez, Micheal Martin, tha, se parashikohet nje fitore bindese e pales pro kesaj marreveshjeje. Nderkaq kryetari i fushates kunder Evropes ne Irlande, Declan Ganley, pranoi humbjen ne referendum. Popullsia e Irlandes ne referendumin e pare te zhvilluar ne vitin 2008 u shpreh kunder Marreveshjes se Lisbones, duke e zhytur BE-ne ne krize.

Pasi u konfirmua zyrtarisht vota irlandeze pro marreveshjes se Bashkimit Evropian, mbetet ratifikimi i traktatit nga Cekia dhe Polonia, per te hapur keshtu perfundimisht rrugen e zgjerimit te bllokut 27-anetaresh. Nga vota irlandeze varet edhe ratifikimi i marreveshjes se reformes ne Ceki dhe ne Poloni.

Traktati i Lisbones synon ta beje me efikas procesin e vendimmarrjes se BE-se dhe shihet si dokument me rendesi kyce per zhvillimet ne te ardhmen e bllokut. Ne te vertete, traktati ka si qellim te rrise rolin nderkombetar te organizates dhe te thjeshtezoje marrjen e vendimeve, duke eliminuar edhe veton e deritanishme ne fuqi qe ka cdonjeri nga 27 shtetet aktuale te BE, duke mundur ta shfrytezoje kur nuk bie dakord me opsione te hedhura nga BE.

Qeveria e Dublinit: Vote ne te mire te Irlandes

Kryeministri i Irlandes, Brian Cowen doli para mediave dhe kumtoi se irlandezet e kane miratuar Traktatin e Lisbones me nje rezultat bindes. Ai tha se populli irlandez kishte folur me ze te qarte e te fuqishem pro Traktatit. Kurse ministri i Jashtem irlandez, Michael Martin, foli per nje fitore bindesi te kampit pro-traktatit dhe shtoi se vota pro "eshte ne te mire te Irlandes". Dy nga grupet qe bene fushate per te votuar kunder po ashtu thane se traktati eshte miratuar. Votuesit irlandeze votuan kunder referendumit 18 muaj me pare. Por dje nje korrespondent i BBC-se ne Dublin konstatoi se ka ndodhur nje ndryshim masiv nga votimi kunder tek ai pro.

Zerat kunder, pse sivjet u zbehen

Kete vit, gjasat per te mos kaluar referendumi ishin me te pakta. Gjendja ekonomike ne Irlande eshte aq e zymte, sa shume nga votuesit nuk duan te rrezikojne nje tjeter krize me nje vote kunder. Partite e opozites nuk pranuan ta kthenin kete votim ne nje referendum per performacen e qeverise. E teksa shume do te donin ta ndeshkonin administraten aspak popullore, te tjeret do te presin deri ne zgjedhjet e ardhshme.

Klaus nuk thote nese do firmose Traktatin

Presidenti cek Vasllav Klaus tha se respekton pranimin qe Irlanda i beri Traktatit te Lisbones. Klausi megjithate nuk pranoi te thoshte nese do ta nenshkruante apo jo traktatin ne fjale. Klaus, i cili eshte kundershtar i Traktatit te Lisbones tha se referendumi i dyte irlandez eshte mbajtur nen presionin e Brukselit. Presidenti cek dhe ai polak duhet te firmosin Traktatin e Lisbones ne menyre qe ky dokument te hyje ne fuqi. Hyrja ne fuqi e traktatit kerkon miratimin nga te 27 vendet anetare te BE-se.

KE: "Po"-ja irlandeze, nje lajm i mire

Kryeministri irlandez, Brajen Kouen, tha se vota e vendit te tij pro Traktatit te Lisbones "eshte nje lajm i mire per Irlanden dhe nje lajm i mire per Evropen". Deklarata e Kouenit vjen pas pergezimeve qe kreret e BE-se i bene Irlandes per miratimin e Traktatit. Kreu i Komisionit Evropian, Hose Manuel Barroso, falenderoi Irlanden dhe irlandezet duke thene se "eshte dite e madhe per Irlanden, eshte dite e madhe per Evropen". Barroso tha se shpreson qe Cekia e Polonia ta nenshkruajne sa me shpejt dokumenti. Pergezimet nuk munguan as nga kancelarja gjermane, dhe kryeministri britanik, Braun. Kancelarja gjermane Angela Merkel e quajti kete nje hap te rendesishem perpara per unionin. Kurse Presidenti i Parlamentit Evropian, Jerzhi Buzek, tha se "Po"-ja e Irlandes per Traktatin e Lisbones, tregon "perkushtimin e vertete" te Irlandes per BE-ne.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›