E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkupi dhe Athina, rinisin bisedimet per emrin

Bisedimet midis Maqedonise dhe Greqise me ndermjetesimin e OKB-se per ceshtjen e emrit do te rifillojne menjehere pas perfundimit te zgjedhjeve te parakohshme ne Greqi

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare ne Greqi qe do te mbahen ne kete fundjave dhe mbledhja e Asamblese se Pergjithshme te OKB-se, kane riaktualizuar ceshtjen e zgjidhjes se kontestit per emrin midis Maqedonise dhe Greqise. Gjate fushates zgjedhore ne Greqi eshte folur edhe per ceshtjen e emrit. Deklaratat e ministres se puneve te jashtme te Greqise Dora Bakojani se suksesi me i madh i qeverise ka qene arritja e unitetit te te gjitha partive politike per ceshtjen e emrit dhe se pa zgjidhjen e emrit Maqedonia mund te ballafaqohet me veto per anetaresimin e saj ne BE, jane pritur me indinjate te thelle ne qarqet politike te Shkupit.

Edhe qendrimet e liderit te PASOK-ut Jorgos Papandreu nuk kane qene aq shpresedhenese per zgjidhjen e ceshtjes se emrit. Presidenti i Maqedonise George Ivanov gjate qendrimit ne Nju Jork, ka marre premtime nga zevendes sekretari amerikan i shtetit Xhejms Strojberg se, pas 4 tetorit, do te intensifikohen bisedimet per zgjidhjen e ceshtjes se emrit. Presidenti Ivanov ka thene se per Maqedonine dy qellimet strategjike mbeten integrimi ne BE dhe NATO. Ai beson se me ndihmen e mekanizmave te OKB-se, do te zgjidhet kontesti absurd, qe, sipas tij, e imponoi Greqia, duke i shkelur obligimet nderkombetare. Kryeministri Nikolla Gruevski riperseriti qendrimin se Shkupi ne tere procesin e bisedimeve, ka treguar gatishmeri serioze per zgjidhjen e ceshtjes se emrit.

Gruevski i gatshem per zgjidhjen e problemit te emrit

"Ne kete moment mund te deklaroj se do te japim gjithcka qe varet nga ne qe te arrijme deri tek zgjidhja e problemit, por kuptohet, ne jemi per nje zgjidhje nga e cila do te jene te kenaqura te dyja palet, e ne vecanti qytetaret e Maqedonise".

Ministri i Jashtem Antonio Milloshoski vlereson se absurditeti i politikes greke shkon atje ku s'mban, sepse politikanet greke marrin te drejten dhe mendojne se mund te nderrojne emrin e nje shteti tjeter.

Sakaq, Milloshoski shprehet per nje fqinjesi te mire me Greqine. "Ky problem ka shkaktuar humbjen e energjise dhe kohes per te dyja vendet. Jam i mendimit se do te vije koha qe kjo ceshtje te mbyllet dhe Maqedonia dhe Greqia te zhvillojne nje fqinjesi te mire si dy anetare te plota te NATO-s, dhe BE-s", vlereson Milloshoski.

Ndermjetesi i OKB-se per ceshtjen e emrit, Metju Nimic ka deklaruar ne Nju Jork, se ne tryezen e bisedimeve ka mjaft ide qe Maqedonia dhe Greqia te fillojne te mendojne per gjetjen e zgjidhjes. Gjithnje, sipas Nimic, pas perfundimit te zgjedhjeve ne Greqi, do te rifillojne bisedimet midis Shkupit dhe Athines per harmonizimin e qendrimeve rreth ideve te tij per zgjidhjen e kontestit per emrin.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›