E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irlande, Trapattoni ne shenjestren e mediave

Kritikat e mediave ne drejtim te teknikut italian kane te bejne me shume me jeten e tij mondane, pasi shume pyesin perse trajneri nuk i ndjek lojtaret gjate ndeshjeve te kampionatit.

Pavaresisht rezultateve pozitive qe Irlanda e tij ka arritur ne fushe, Giovanni Trapattoni nuk arrin te beje paqe me gazetaret vendas. Kritikat e mediave ne drejtim te teknikut italian kane te bejne me shume me jeten e tij mondane, pasi shume pyesin perse trajneri nuk i ndjek lojtaret gjate ndeshjeve te kampionatit.

“Irish Independent” shkruan se pikerisht per kete gje. “Te shtunen pasdite ai preferon te qendroje ne shtepine e tij per te degjuar Verdi-n, ne vend qe te udhetoje ne Manchester apo Liverpool. Duhet te dale me shume nga shtepia pasi nese nuk e ben nje gje te tille ai mund ta mesoje me vonese se sa ftohte ben ketu ne Irlande”, shkruan me jo pak nota satirike gazeta ne fjale.

Nga ana tjeter, tekniku ka deklaruar shpesh here se i pelqen t’i studioje lojtaret nepermjet DVD-ve, por kjo duket se nuk u mjafton gazetareve. “Te perzgjedhesh lojtaret nga televizioni eshte nje praktike pak efikase per nje trajner nderkombetar te kalibrit te tij”, nenvizon gjithashtu “Irish Independent”.



Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›