Moratti mban me kembe ne toke Interin

Dr. Massimo Moratti nuk ka se si te mos ndihet i lumtur pas fitores se rendesishme kunder Juventusit mbremjen e se shtunes, por ai paralajmeron skuadren per te qendruar me “kembe ne toke”.
Presidenti zikalter e komenton kete fundjave si mjaft pozitive edhe pse shton se eshte ende heret per te folur per “arratisje”. “Tre pike jane ende shume pak. Fundjava me pelqeu dhe e prita me kenaqesi.”, thekson presidenti, i cili tashme hedh syte nga ndeshja e Champions League diten e neserme kunder Panathinaikos.
Ne fund te deklarates, ai ka folur edhe per projektin e ndertimit te nje stadiumi te ri. “Po studiojme cdo mundesi dhe po shikojme me kujdes, ku dhe si ta ndertojme edhe pse mendoj se eshte shpejt”, perfundoi bosi zikalter. Diten e diele, Interin e pret nje tjeter ndeshje delikate, pasi ne “San Siro” do zbrese surpriza e ketij sezoni, Napoli i vendit te katert.