Ironi mes Albanos dhe Baby G: Thotë që i do kafshët, por nuk bën radhën

Albano nuk ka kursyer ironinë ndaj BabyG dhe shkak është bërë kujdesi për kafshët. Të pyetur lidhur me raportin për kafshët e fermës, Albano ka “thumbuar” BabyG duke thënë se ndonëse kjo e fundit shprehet se i do shumë kafshët, nuk kujdeset siç duhet për ta.
“Po, i dua kafshët. Baby G tha që jam lidhur shumë me kafshët, sidomos me dhinë që është shtatëzanë. U desh t’i ulëriste Xhesika sot në mëngjës që të vinte të bënte radhën një orë. Kaq shumë është lidhur shpirtërisht”, shprehet Albano.
Spektakli i “Ferma Vip” transmetohet në Vizion Plus dhe në dy kanalet e Tring, “Ferma Vip 1” dhe “Ferma Vip 2”. Gjithashtu edhe kanalin e YouTube, Ferma Vip.